MENU
klinika

Kërkojnë uljen e çmimeve

Edhe Durrësi ngrihet në protesta, qytetarët bllokojnë rrugën

11.03.2022 - 18:39

Përveç Tiranës dhe Lezhës, protesta po zhvillohen edhe në qytetin e Durrësit. Shumë qytetarë janë grumbulluar duke bllokuar edhe rrugën në shenjë revolte kundër rritjes së çmimit të naftës.

Protestuesit janë bllokuar hyrjen dhe daljen nga qyteti i Durrësit, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.

Qytetarët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë edhe autostradën Tiranë-Durrës.

Protestës qytetare i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit të Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN