MENU
klinika

“Lidhja po shkon mrekullisht”

Einxhel tregon pse nuk e ka takuar ende nënën e Dagz-it

12.03.2022 - 13:15

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Prej daljes nga “Big Brother VIP”, ata nuk ngurojnë të flasin për marrëdhënien e tyre.

Së fundmi, e ftuar në “Shqipëria Live”, moderatorja ka treguar se gjithçka po shkon mrekullisht.

“Nuk e prisja të gjeja njeriun e zemrës aty brenda, do të kisha vënë bast 100 mijë euro që nuk do të ndodhte, kjo është gjëja më e bukur, po shkon mrekullisht mirë lidhja me Dagz”, tha ajo.

Më tek, Einxhel Tutje tregoi se nuk është takuar ende me gjithë familjen e Dagz [ër shkak të angazhimeve, por i ka uruar 8 Marsin motrës dhe nënës së tij.

“Kam qenë në Kosovë dhe do iki sot prapë. Mezi pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij, janë njerëz të mrekullueshëm. Kam takuar vetëm motrën për shkak të pamundësisë së kohës. Mezi pres t’i takoj se përpos mbështetjes dhe fjalët e mira që kam dëgjuar”. Në pamundësi që të isha atje, vendosa që t’i çoja në mënyrë simbolike Aurorës dhe të ëmës diçka për 8 mars dhe një urim. Një gjë e vogël, jo vetëm për djalin që ka rritur, ai reflekton edukatën që familja i ka ushqyer për vajzat, por edhe respektin që ka për çdo vendimi timin që e kupton”, u shpreh moderatorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Edhe me armikun nuk do ishte sjellë kështu”

Kriset marrëdhënia Einxhel-Dj Dagz

“A i pëlqen dhëndri shoqërisë së nuses?”

Fjoralba Ponari tregon ç’mendon për Dj Dagz