MENU
klinika

Vetëm 7 pro tij, të tjerët po monitorojnë situatën

Humbja fatale, ja 19 deputetët e PD që kërkojnë “kokën” e Bashës

08.03.2022 - 19:30

Partia Demokratike po përjeton përçarjen e dytë të madhe, ku Lulzim Bashës po i dalin kundër edhe vetë deputetët që dikur ishin ithtarët më të fortë të tij. Humbja e 6 bashkive, e veçanërisht të bastionit së PD-së, Shkodrës ka shkaktuar një furtunë reagimesh brenda PD-së, ku shumica e deputetëve po kërkojnë në unision dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Mbledhja e grupit parlamentar të zhvilluar më 7 mars, me dyer të mbyllura, ka qenë përballja më e vështirë e Bashës, pasi deputetët e shumtë i kanë kërkuar largimin nga posti i kryetarit dhe me qëllim për hapjen e një rruge kompromis, në atë që po kërkohet tashmë si një kongres pajtimi, mes dy kampeve.

I pari që do të kërkonte largimi e Bashës do të ishte Ferdinant Xhaferaj, më pas do t’i bashkoheshin dy nënkryetarët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma. Gjekmarkaj duke e cilësuar si katastrofike humbjen e zgjedhjeve në të gjashtë bashkitë dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të PD-së, duke i dhënë një sinjal Bashës, sepse gjithkush duhet të bëjë një sakrificë.

“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëj një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen e njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, është qëndrimi i Gjekmarkajt.

Teza një bashkim i PD-së pa Bashën dhe Berishën është thirrja e shumë deputetëve të PD-së shohin si të vetmin kompromis për ringritjen e partisë më të madhe të opozitës. Kjo u lëshua dhe nga deputetja Flutura Açka, e cila ashtu si edhe Gjekmarkaj dha dorëheqjen postet që mban në PD, nga Kryesia dhe komisionet partiake.

“Dhe fajin për këtë gjendje e kanë të dy liderët, madje, në syrin tim, fajin më të madh e ka Sali Berisha: Sepse Lulzim Basha është produkt i tij, i cili, kur iu desh na e shiti për “burrë të mirë” dhe kur nuk iu desh për na e shiti për “burrë të keq”; Debati i mbrëmjes së 7 marsit 2022 në selinë blu u pasua nga një valë dorëheqjesh. Sot edhe Flutura Açka anëtare e kryesisë ka deklaruar publikisht se largoht nga të gjitha postet. Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria. Unë jam deputete që mezi më rri zhguni politik dhe do të shërbej në atë front ku fjala më bën vend e hija më bën peshë dhe nuk do të jep pjesë e pjesëve të PD-së, por deputete e PD-së së bashkuar.”, shkruan Flutura Açka në rrjetet sociale.

Zërave potent të largimit iu bashkua edhe Ervin Salianji që dikur ishte një nga mbrojtësit më të flaktë të Bashës. Gjithsej janë 19 deputetë brenda grupit aktuale të PD-së që po kërkojnë dorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit. Ndërsa pro Bashës në zëra publik janë vetëm 7 deputetë, ku përfshihen Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe Agron Kapllanaj. Por në mbledhjen e grupit të PD-së të zhvilluar me dyer të mbyllura kanë munguar edhe deputetë të tjerë që ende nuk e kanë publik qëndrimin e tyre nësë janë pro apo kundër Bashës. Janë pikurish nënkryetarja Jorida Tabaku, deputetët Dhurata Çupi; Alfred Rushaj dhe Saimir Koreshi.

Ndërsa Alfred Rushaj pas largimit nga posti i nënkryetarit të PD-së, nuk është aktiv në zhvillimet që kanë mbërthyer demokratët, edhe pse largimi i tij lidhej me pakënaqësitë për vendimet e Bashës, siç ishte ai i përjashtimeve. Tomor Alizoti është një nga deputetët që prej kohësh ka mbajtur një qëndrim mbi palët, madje ai ka dënuar edhe mënyrën se si precipitoi protesta e demokratëve pro Berishës në oborrin e selisë së PD-së. Basha ndodhet përballë presionit të njerëzve të tij, të cilët po i kërkojnë largimin dhe hapjen e garës për kryetar të PD-së. Një emër sipas deputetëve “rebelë” ekziston edhe brenda grupit parlamentar të PD-së.

Deputetët kundër Bashës

1- Agron Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit

2- Grida Duma Nënkryetare

3- Helidon Bushati

4- Ramadan Lika

5- Emilia Koliqi

6- Elda Hoti

7-Lindita Metaliaj

8- Xhelal Mziu

9- Ferdinad Xhaferri

10- Lefter Geshtenja

11 – Dashnor Sulaj

12- Ilda Dhori

13- Kasem Mahmutaj

14- Ervin Salianji

15- Selaudin Jakupllari

16 – Eralda Bano

17 Merita Bakiu

18-Flutura Açka Dha dorëheqjen nga postet partiake

19. Tomor Alizoti??

Pro Bashës

Arbi Agalliu

Orjola Pampuri

Kreshnik Çollaku

Agron Kapllanaj

Enkelejd Alibeaj

Gazment Bardhi

Flamur Hoxha

Nuk kanë qenë të pranishëm mbrëmë në mbledhjen e grupit PD

Jorida Tabaku

Dhurata Çupi

Alfred Rushaj

Saimir Koreshi

Pa shprehur qëndrim

Andia Ulliri

Eralda Bano (TASE)

Greta Bardeli

Bledjon Nallbati

Ina Zhupa

Seladin Jakupllari

Zefi Hila

Zheni Gjergji

Fation Veizaj

Tubimi para Bashkisë së Tiranës

Protestuesit hedhin tymuese dhe bomba molotov

"Pamjet që ka SPAK kanë kapur personazhe të jashtëzakonshme"

Gazetarja Klodiana Lala paralajmëron ‘tërmet’ në politikë

“Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija”

Gabriel Escobar: Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″

“Bashkëshortit i futën pistoletën në gojë, i përmendën fëmijët në Francë”

Artan Hoxha zbulon prapaskenat e bujshme: Ja si e kërcënuan gjyqtaren e Shullazit