26.03.2022 - 09:48
Enca Haxhia ndodhet prej disa ditësh në Dubai. Këngëtarja shqiptare ka marrë pjesë në koncertin që ka mbajtur ylli kolumbian, Maluma në Dubai në kuadër të turneut “Papi Juancho”. Ajo ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet teksa argëtohet nën ritmet e këngëve të tij.
Mesa duket këngëtarja ka ndryshuar mendje për yllin kolumbian pasi kur ky i fundit mbajti pak ditë më parë koncertin në Tiranë, Enca postoi një foto nga pushimet duke shkruar se “As 10 Maluma nuk i dua para kësaj”. Megjithatë, duket se nuk i ka rezistuar dot 28-vjeçarit.
Këngëtarja ka shprehur prej kohësh simpatinë për këngëtarin me famë botërore. Kohë më parë kur Bebe Rexha publikoi një foto me Malumën, Enca i shkruante: “Puthe dhe për mua” i shkruante asokohe Enca.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zbulohen shifrat