Nje kontribut te madh ne Revolucionin e Qershorit dhane dhe intelektualet e zones se Shijakut. Nder me te shquarit te cilet u bene dhe protagoniste ishin mesuesi zotni Qazim Domi dhe mesuesi Tahsim Kellici. Ishin keto dy intelektuale te cilet shkuan per te takuar Fan Nolin ne Durres, ku ai po shpaloste programin e Qeverise se udhehequr prej tij, te dale nga zgjedhjet e Qershorit ne nje mbremje me perfaqesues te shoqerise “Bashkimi”.
Kur keto dy intelektuale e takuam – shkruan ne kujtimet e tij zotni Tahsim Kellici – zotni Fan Noli na hodhi doren ne qafe te dyve dhe na tha: ”Ju e dini, se une kam shume simpati per shijakasit dhe ju jap fjalen qe do te vij ne Shijak, se bashku me Bajram Begun Currin.”
-shkruan Ardit Faja dhe vijon më poshtë:
Dhe vertet Fan Noli e mbajti fjalen. Ai se bashku me Bajram Currin nga mesi i muajit Korrik vec kur mberriti ne Shijak. I gjithe qyteti kishte dale ta priste dhe ta shihnin nga afer Fan Nolin. Jo vetem qytetaret e Shijakut por edhe nga katunet kishin ardhur, te veshur me xhokat e tyre te zeza dhe brekushet e bardha me qeleshet karakteristike. Mbledhja u zhvillua tek godina e nen/Prefektures. Ne ate tryeze ishin te ftuar te gjithe burrat e mencur te Shijakut, qofte edhe me ide politike te kunderta. Keshtu diskutimin e pare e mbajti Ymer Beu Deliallisi, i cili dha mendimet e tij pro grupimit politik “setra” e cila i perkiste krahut politik te Ahmet Zogut l-re. Te pranishem ishin Zyber Kokoli, Hamidi i Pashabejve, Hysni Shaqiri dhe Xhemal Beu, djali i Sali Beut Deliallisi. Ai e mori fjalen i dyti pas Ymer Beut. Xhemal Beu ishte me pikepamjet e grupimit te “xhokes” dhe ne fjalen e tij perkrahu Fan Nolin. Pas tyre e mori fjalen Fan Noli. Noli -vazhdon ne kujtimet e tij- kishe qejf ta degjojshe. Ai fliste nje shqipe te rrjedheshme e te bukur, me nje ze impozant dhe me shume kulture.
“… Duhet te punojme me mend ne koke !.” dhe permendi nje thenie nga Napoleon Bonoparti kur nenvizonte ; ” Zemra e nje burri shteti, duhet te jete ne koke !”.
” Shqiperine e bejne vetem idealistet – tha Noli, – jo politikanet, ato do e shesin per interesat e veta e do e bejne copa-copa se nuk iu dhimbset vatani ! “
Cfare burri i urte e me mend qe ishte Fan Noli!
Pas mbledhjes Noli bashke me Bajram Currin, Sadik Zharin, e Qazim Domin dolen ne ballkonin e nen/Prefektures ku iu drejtua banoreve te Shijakut qe kishin mbushur sheshin. Ai iu drejtua atyre ;
” Ju pershendes ! Shijakasit kane qene gjithmone burra te beses e trima, patriote qe kane jetuar gjithmone me hallet e popullit e vatanit ! Ju falemnderit per besimin ! “
Kete fjalim e pohojne dhe shume te moshuar te tjere, pjesemarres ne ate dite si, Qamil Deliallisi i Pashabejve, Ismail Shahini, Sule Zalla, Abdyl Keci, Gani Keta e Ferik Deliallisi.
Por ne perpjekje me milicet qe i kishin sherbyer regjimit te meparshem, te cilet po perpiqeshin te krijonin trazira dhe situata te tencionuara neper qytete, u vra tradhetisht pas shpine, trimi Shijakas Musa Keci, i cili ishte djali i katert i Bab Sure Kecit, djali i te cilit Zeneli ishte vrare ne Luften e Madhe te Shkodres.
Pas deshtimit te Qeverisjes se Nolit, filluan trazirat politike ne vend, dhe shume intelektuale u perndoqen. Keshtu ndodhi dhe me mesuesin tone Qazim Domi, i cili kishte sherbyer si Kryetar i Bashkise ne kohen e Qeverisjes se Nolit. Ai u shkarkua nga detyra dhe u mbajt nen vezhgim te rrepte dhe vetem pas dy vitesh iu dha leja qe te rikthehej ne arsim , por ne nje zone te thelle te Shijakut, ne Ishem.
E pra te nderiar Miq te mite te mire, Shijaku ka nxjerre gjithnje burra te mencur, te cilet u bene faktore ne cdo ngjarje te Madhe Historike neper te cilat kaloi Vatani yne.
Ju falenderoj, me shume respekt e mirenjohje.