Aktori i njohur i humorit Florjan Binaj është rrëfyer për herë të parë pas zërave se mund të jetë larguar nga Portokallia.
Ai ka sqaruar ndjekësit e tij për mungesën që ka bërë në ‘Portokalli’.
Mungesa e Florit është vënë re nga shumë ndjekës të tij, të cilët nuk kanë ngurruar të pyesin për mungesën e tij, pasi e kanë lidhur me pjesëmarrjen e aktorin në protestat e realizuara kundër rritjes së çmimeve.
Por duket se aktori po përgatit diçka më të rëndësishme, për të cilën tha se do të japë detaje në vijim.
“Kam marr shumë mesazhe për mungesën time në Portokalli javën që shkoi… Do të mungoj edhe këtë të diel nuk e di se sa.
E para nuk ka lidhje me protestën e dyta, ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur Flori.