MENU
klinika

Reforma zgjedhore

Gjiknuri: PS gati të ulet në tryezën e bisedimeve me PD!

29.03.2022 - 17:44

 

Partia Socialiste është e gatshme që të ulet në tryezë me opozitën për të diskutuar në lidhje me punën e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atij për reformën zgjedhore dhe atë administrative-territoriale. Gjiknuri thotë se PS është e gatshme të nisë punën, por opozita është në gjendje kaotike.  Ai thekson se PS është në pritje të strategjisë që do ndjekë opozita.

 “Opozita ka qenë promotore e këtyre Komisioneve. Unë e thashë pak më parë që opozita është në një gjendje kaotike. Janë shumë flukse ‘pa kokë’ pa sjellë një drejtim të caktuar. Kjo mbase ka sjellë vështirësinë e tyre për t’u ulur në këto Komisione dhe për të pasur një qasje për këto Komisione. Nga kjo pikëpamje ne presim dhe kur ata të dëshirojnë ne jemi të gatshëm. Ne i ngritëm Komisionet. Unë e kam thënë edhe më parë që nuk rrezikohet mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale apo funksionimi i pushtetit vendor nga mosfunksionimi i këtyre Komisioneve sepse në fund të fundit ne kemi një ligj për pushtetin vendor dhe kemi një pushtet vendor funksional. Mendoj se ka ardhur momenti që të shkohet te varianti me komisionerë jo politikë. Këto mund të jenë çështjet që do adresohen, por nuk kemi urgjencë. Ne jemi në pritje të qasjes që do ketë opozita. Kur ato të riformatojnë flukset e tyre dhe të kenë një strategji të qartë i mirëpresim në Komisione. Megjithatë nuk është se ka ndonjë panik”, tha Gjinkuri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të prekin detyrimisht sërish Kodin Zgjedhor"

Eksperti ndërkombëtar: Listat e Hapura kërkojnë ndryshime kushtetuese

Sot në 11:00, palët rinisin diskutimet

“Reforma Zgjedhore”/Opozita rikthehet në tryezë!