MENU
klinika

Afera me inceneratorët në Fier dhe Elbasan

GJKKO jep vendimet për personat e tjerë të akuzuar

31.03.2022 - 14:07

Pas vendimit për ish-deputetin Alqi Bllako, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg edhe për 7 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit, dhe arrest shtëpie për 2 të tjerë, duke lënë në fuqi kështu kërkesën e SPAK.

Gjykata zhvilloi sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave që akuzohen për abuzime në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Ndërkohë që për Pëllumb Abeshin dhe Etleva Kondin janë marrë të njëjtat masa edhe për Elbasanin. Në Elbasan gjithashtu është në burg Bardhyl Çabiri si dhe në arrest shtëpie Jonida Zeqo dhe Serafin Papa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN