MENU
klinika

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi

Gjykata e Vlorës pushon çështjen e bujshme

05.03.2022 - 10:51

Dy ditë më parë, Gjykata e Vlorës ka vendosur të pushojë një nga çështjet më të bujshme të tjetërsimit të tokave në vendin tonë.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e tokave në zonën e Gjilekës në Dhërmi të Himarës, çështje që u nis të hetohej fillimisht nga Prokuroria e Tiranës dhe më pas u kalua në prokurorinë e Vlorës.

Ishin të shumtë zyrtarët e vënë nën akuzë për një mori veprash penale po gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur ta pushojë atë.

Nje vit më parë Prokuroria komunikoi akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, ndaj zyrtarëve të ALUIZNI-t dhe hipotekës në Vlorë.

E bashkë me zyrtarët shtetërorë, nën akuzë u vendos dhe përfituesi i 1430 m2 tokë, Helidon Gjikoka.

Në seancën paraprake të së enjtes gjykata me anë të gjyqtarit Enkel Peza, vendosi të pushojë ndjekjen penale për zyrtarët shtetërorë, duke rrëzuar akuzat për ta.

Të vetmin të pandehur që Gjykata e Vlorës e la porosi për të vijuar hetimet është biznesmeni Helidon Gjikoka, i cili prej disa kohësh është në kërkim, pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kështu dosja e bujshme me 10 të akuzuar ka përfunduar tashmë vetëm në një të pandehur, edhe ai në kërkim pasi nuk është ndaluar ende.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier