MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Goditet gjyqtari në Korçë, Dinamo fundos Skënderbeun

08.03.2022 - 19:57

Një gol i Redon Mihanës në minutat e parë të sfidës, i ka mjaftuar Dinamos që të marrë tri pikët në Korçë përballë Skënderbeut vendas. Blutë kanë fituar 1-0 dhe u ka mjaftuar që të shkëputen pak nga fundi i renditjes ku mbetet tashmë i shkëputur Skënderbeu.

Goli i shpejtë bëri më të thjeshtë ndeshjen e skuadrës së drejtuar nga Bledar Devolli, e cila më pas mendoi si të administronte sa më mirë duelin dhe ia doli me sukses pas pavarësisht dominimit territorial, korçarët nuk prodhuan raste para portës.

Momentet e vetme të rrezikshme do të vinin në pjesën e dytë të duelit, me vendasit që ishin më ngulmues, por përsëri të paqartë para Simonit si në gjuajtjet drejt kuadratit, ashtu edhe në pasimin e fundit, duke shpërdoruar aksione të rrezikshme.

Kështu, sfida u mbyll me fitoren 1-0 të dinamovitëve të cilët kapërcejnë përsëri Kastriotin dhe për momentin, janë jashtë zonës së rënies direkte në Kategorinë e Parë.

E pakuptueshme ajo që ndodh në Korçë, ku për të tretën sfidë radhazi, arbitri anësor është goditur nga tifozët mbrapa koke. Këtu ka ndikuar dhe vendimet qesharake të Komisionit të Disiplinës, e cila dy herët e mëparshme i vendosi një milionë lekë gjobë klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 24

Kukësi dhe Vllaznia ndalen mes tyre