MENU
klinika

Si do shpërndahen 1.1 miliard euro?

Greqia prezanton planin e ndihmës ekonomikë gjatë krizës

17.03.2022 - 11:59

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një paketë ndihme ekonomike për qytetarët e tij gjatë krizës energjetike.

Paketa totale arrin në 1.1 miliardë euro që do t’u shpërndahet 3.2 milionë familjeve greke në nevojë. Shumat e dhëna për çdo familje mund të arrijnë deri në 30,000 euro çdo vit.

Mitsotakis, i cili aktualisht po vuan nga Covid-19 , njoftoi planin tij përmes video live të mërkurën.

Ai garantoi familjet greke se do të mbështeteshin, ndërkohe qe çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Ukrainë.

Për të luftuar këto çmime në rritje, Mitsotakis njoftoi se ndihma ekonomike do të shkojë për familjet që kanë më shumë nevojë për mbështetje, veçanërisht familjet me fëmijë, njerëzit me të ardhura të ulëta dhe ato me përfitime të ulëta pensioni.

Gjithashtu, ai deklaroi se Greqia do të mbulojë një pjesë të kostos së karburantit në muajt në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN