MENU
klinika

"Dyshimet janë lokalizuar në vetëm…"

Grip shpendësh në Shqipëri? Reagon Ministria e Bujqësisë

16.03.2022 - 19:42

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të pranisë së gripit të shpendëve në Shqipëri.

Ata sqarojnë në njoftimin e tyre se pas analizave të kryera në tre data të ndryshme në mbi 60 kompani, rezulton se nuk ka sëmundje virusale të gripit të shpendëve.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në 2-3 stabilmente në një zonë të vetme, ndërsa shtojnë se Agjencia Kombëtare e veterinarisë po bën monitorim të vazhdueshëm për të verifikuar arsyet e kësaj situate epizootike.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë informon opinionin publik se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.
Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.
Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.
Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme.
Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike.