Mbështetëse pa më të voglin hezitim e Presidentit ukrahinas, Volodymyr Zelensky, bashkëshortja Olena, e ka bërë të qartë, se do të qëndrojë pranë tij dhe se nuk i trembet pushtimit rus.
Zonja e Parë e kryen këtë funksion, prej majit të vitit 2019 dhe për popullin e Ukrahinës, është modeli i vërtetë i gruas.
Ashtu si bashkëshorti, ajo studioi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin ”Krivyi Rih”, para se të braktiste studimet për arkitekturë, duke e ndjekur atë në studimet e kompanisë së prodhimit ”Kyartal 95”.
Më pas, pati një karrierë brilante si skenariste dhe producente, para se Volodymyr Zelensky të bëhej president.
Ndërsa më vonë, Olena Zelenska vendosi t’i përkushtohej ekskluzivisht karrierës së bashkëshortit, duke u bërë konsulentja e imazhit të Presidentit.
Ajo gjithashtu donte të përdorte titullin si “Zonja e Parë”, për të mbështetur shumë qëllime humanitare dhe sociale. Olena është nënë e dy fëmijëve, Oleksandra, e lindur në vitin 2004 dhe Kyrylo, më 2013.
“Ti e di, jam e sigurtë që më shikon në këtë foto… Sepse, ti më sheh gjithmonë kështu… Sa e dua këtë pamje, te çdo grua. Kështu, duken vetëm ata që dashurojnë sinqerisht. Ndihem gjithmonë, dashuria jote. Përderisa dukesh kështu, nuk kam frikë nga asgjë”, – shkruan Volodymyr për zonjëne tij.
Që kur Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrahinës, zonja Zelenskaya refuzon të ketë frikë. Ajo e ka treguar vendosmërinë e saj, në ”Instagram”, me postimin e të enjtes së 24 shkurtit, dita kur nisi mësymja e Rusisë.
Ajo shkroi:
“Sot nuk do të përhap panik dhe nuk do të derdh lot. Do të jem e qetë dhe e sigurtë. Fëmijët… po më shohin. Do të qëndroj pranë tyre dhe në krah të bashkëshortit tim, si dhe popullit ukrahinas.”
Megjithëse ajo dhe fëmijët, janë objektiva të Rusisë, menjëherë pas Presidentit Volodymyr Zelensky, Zonja e Parë e Ukrahinës ka njoftuar se do të qëndrojë në Kiev, në krye të detyrës dhe në mbështetje ndaj bashkëshortit, gjatë këtij kalvari tragjik.