MENU
klinika

I shënoi Italisë

Heroi i Maqedonisë, transformimi kur luan me kombëtaren

25.03.2022 - 14:40

Aleksandar Trajkovski ishte heroi maqedonas, njeriu që i dhuroi një biletë për në “play-off” e Botërorit. Goli i tij në minutën e 92-të bëri që Palermo dhe e gjithë Italia të shpërthente në lot. Pas kësaj sfide, Trajkovski në Itali është “non grata”.

Për ironi të fatit, Trajkovski shënoi pikërisht në Palermo, qytet ku ka luajtur për 4 vite dhe ku ka shënuar 20 gola në 113 ndeshje. Këto nuk janë numra prej një” bomberi”, për këtë arsye ka përfunduar duke luajtur për një ekip si Al-Fayha, në tre vitet e fundit me këtë skuadër ka shënuar vetëm 1 gol.

Historia ndryshon kur ai vesh fanellën e përfaqësueses maqedonase, në 75 ndeshje ka shënuar 20 gola. Në këto kualifikuese, Trajkovski ka shënuar plot katër gola, më shumë se sa gjithë ofensiva e Mancinit e marrë së bashku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën