MENU
klinika

Vritet komandanti i 15-të rus në Ukrainë

Humbja më e madhe e liderëve ushtarakë të Kremlinit që nga Lufta e Dytë Botërore

23.03.2022 - 17:56

Ushtria ruse e Vladimir Putin ka humbur një tjetër komandant. Koloneli Alexei Sharov është udhëheqësi i 15-të ushtarak i Putin, i cili vritet në Ukrainë që nga pushtimi i vendit nga Rusia.

Vrasja e Sharov u njoftua nga forcat e armatosura ukrainase në mediat sociale të martën.

Komandanti i Urdhrit të Gardës 810 të Brigadës Zhukov në marinsat ruse, Sharov thuhet se u vra në Mariupol, qytet i rrethuar nga ushtarakët rus.

Të paktën 902 civilë janë vrarë dhe 1.459 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga mesnata e 19 marsit, tha zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Dhjetë milionë njerëz janë zhvendosur, përfshirë gati 3.4 milionë që janë larguar nga vendi, tha agjencia e OKB-së për refugjatët.

Moska nuk i ka përditësuar zyrtarisht shifrat e viktimave ruse që kur deklaroi më 2 mars se 498 ushtarakë ishin vrarë dhe 1,597 të tjerë ishin plagosur.

Që atëherë, ofensiva e saj ka hasur në rezistencë të mëtejshme nga ushtria e Ukrainës.

Vdekja e Sharov vjen pas vrasjes së kolonelit Nikolai Ovcharenko, komandant i Regjimentit të 45-të të Inxhinierisë.

Sharov është koloneli i pestë që vritet në Ukrainë dhe është një nga 15 komandantët ushtarakë të Rusisë që kanë humbur jetën gjatë luftës atje, sipas The Sun.

Foreign Policy raportoi se Moska ka pësuar numrin më të lartë të viktimave në mesin e zyrtarëve të rangut të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.