27.03.2022 - 16:31
Në përfundim të sfidës me Spanjës ka folur Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Shqipërisë u shpreh i zhgënjyer nga rezultati teksa tha se skuadra dha gjithçka në fushën e lojës.
“Ndihem shumë të keqardhur, jo pak. Të dhemb akoma më shumë nëse barazon në minutën e 85-të dhe pastaj je afër një rezultati historik dhe më pak pëson gol në minutën e fundit.
Pas lojës gjithmonë ke shumë gjëra për të korigjuar, çfarë mund të bënim ose jo, por deri në atë moment që po luanim po jepnim gjithçka në fushë. Për shkak të një gabimi pësuam golin” – tha Gjimshiti.