MENU
klinika

Lojtari ukrainas, vetëm 21 vjeç

I biri futbollist u vra në luftime, i ati: Putini i mori jetën djalit tim

02.03.2022 - 17:31

Dy futbollistë, tre sportistë në total ukrainas, janë vrarë nga agresioni rus. Vitalii Sapylo, 21 vjeç, dhe Dmytro Martynenko, 25 vjeç, humbën jetën gjatë luftimeve të ukrainasve me agresionin rus dhe u bën dy futbollistët e parë që humbën jetën në luftime.

Babai i Vitalii Sapylo, futbollistit të ndjerë 21-vjeç, po përjeton dhimbje të madhe për humbjen e djalit të tij të ri, për të cilin tani do të ketë veç kujtime të mira.

“Ai ishte një djalë i lumtur dhe i hareshëm. Ishte një sulm ajror nga Putini që ia mori jetën djalit tim. Ai me të vërtetë dëshironte të luftonte. Luftimet ishin shumë të ashpra, por ai assesi nuk dëshironte të largohej nga fronti i luftës”, – ka shtuar ai.

Sapylo ishte një portier i ri i klubit ukrainas, Karpaty Lviv. Ai iu bashkua ushtrisë ukrainase siç kanë bërë edhe shumë sportistë dhe të rinj të tjerë ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus prej 7 ditësh. Thuhet se ai u vra në një betejë për ta mbrojtur kryeqytetin, Kievin.

Klubi i tij përmes një kumtese e ka shpallur hero lojtarin e saj, pasi thotë që Sapylo u vra në betejë me forcat ruse. “Ne e çmojmë kujtimin e përjetshëm të këtij heroi”, – thuhet në deklaratë.

Sikurse Sapylo, edhe futbollisti tjetër ukrainas, Martynenko u vra në moshën 25-vjeç. Ai e humbi jetën bashkë me nën e tij, kur forcat ruse e bombarduan një bllok apartamentesh ku jetonte ai, në Kiev.

Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve “FIFPRO” ka shpreh ngushëllime për familjet e tyre, futbollin ukrainas dhe atij botëror: “Mendjet tona janë me familjet, miqtë dhe bashkëlojtarët e futbollistëve të rinj ukrainas Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko, humbjet e para të raportuara të futbollit në këtë luftë. U prefshin në paqe që të dy ata”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humb jetën në moshën 25 vjeçare

Bombardimet, rusët vrasin futbollistin ukrainas