19.03.2022 - 14:41
Një 25-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur para në banesën e shtetases A.Ç. Mësohet se 25 vjeçari me iniciale S.Ç është banues në fshatin Barbullinjë.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 25 vjeç, banues në Barbullinjë, pasi në fshatin Barbullinjë, ka vjedhur një sasi parash në banesën e shtetases A. Ç.