25.03.2022 - 10:54
Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim Selim Muçajn, 62-vjeç, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies ne fshatin Kocanaj.
Sipas policisë më datë 24.03.2022, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur sipër “Lagjes së Gelajve”, në fshatin Koçanaj, 62-vjeçari dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja).
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.