MENU
klinika

“Së shpejti…”

Ilir Shaqiri zbulon projektet në Shqipëri

07.03.2022 - 12:00

Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim ‘live’ me të gjithë ndjekësit e tij të “Instagram”-it.

Ai u shpreh se në Itali po ndihet “si peshku pa ujë” pasi nuk ka shumë mundësi të zhvillojë projekte apo gjëra të tjera më të mëdha.

“Së shpejti do të jem në Shqipëri, për të dhënë një shfaqje së bashku më fëmijët në Shkollën e Baletit”-u shpreh Iliri.

Sa i përket çmimit që fitoi, Iliri tha se gjysma e tij do të shkojë për bamirësi për 20 të rinj të cilët duan të promovjnë talentin e tyre në një fushë të caktuar, si dhe disa bursa studimi.

Gjatë bisedës me ndjekësit e tij të “Instagram”-it ai nuk la pa përmendur miqësinë me Sabianin dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”.

“Në një miqësi rëndësi ka besnikëria, të cilën unë dhe Sabi e kemi. Një miqësi kjo ka asnjë lloj interesi, dhe ndaj unë mund t’i them me plot gojë vëlla. Sa i përket miqësive të tjera, unë kam krijuar marrëdhënie të ngushta edhe me Arjolën, Arbrin, Arditin një super djalë dhe mjaft koherent, Meridiani, Sheila Paloma, Tani, janë disa nga miqtë e mi të fituar brenda ‘BBV’”-u shpreh Iliri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shikon Ilirin të përlotur

Emily i bën babait një dedikim prekës!

Këngëtari na zbulon përgjigjjen!

Bashkëpunim midis Emily-t dhe Ylli Limanit?