MENU
klinika

"Nuk është akoma në shinat e arsyetimit"

Iliri habit me deklaratën për Monikën

01.03.2022 - 12:01

Marrëdhënia e Ilir Shaqirit dhe Monika Lubonjës është komentuar shumë nga publiku për shkak të miqësisë së tyre me uljet dhe ngritjet e aj gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpi.

Edhe pse gjatë formatit u duk se gjakërat midis tyre ishin qetësuar, së fundmi ata kanë bërë disa deklarata për njeri-tjetrin ku është zbuluar se marrëdhënia e tyre nuk është aq e mirë.

Ilir Shaqiri ka folur për “Breaking” në Top News për debatin që ai ka pasur me ish-banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Monika Lubonja.

Iliri tha se nuk e ka parë kurrë si finaliste Monikën. Ai gjithashtu u shpreh se u përpoq ta tërhiqte atë drejt finales pasi mendonte se Monika e meritonte.

“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, u shpreh Iliri.

Monika ishte e ftuar disa ditë më përpara në emision ku tha se ishte ajo e cila e tërhoqi Ilirin drejt finales.

Iliri e përmblodhi këtë gjë me një koment:

“Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit, nuk ke çfarë t’i komentosh”.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain