MENU
klinika

"Ik e pyesni shqiptarët në Itali..."

Intervista/ Rama: Gjërat nuk zgjidhen në rrugë

12.03.2022 - 20:06

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e çmimeve po ndodh në të gjitha vendet e botës për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa solli si shembull Hungarinë, ku nafta sipas tij, po jepet me racion. Ai shtroi edhe pyetjen e se “çdo bëjmë ne kur të mos ketë fare naftë? Ndërsa i cilësoi protestat dhe ankesat e qytetarëve si bajate, të cilët, sipas tij, duhet të pyesin bashkëatdhetarët e tyre që jetojnë jashtë nëse iu del që të kursejnë në fund të muajit.

“Disa nga kolegët e mi, thonë që kjo që bën ti çmenduri sepse është një supershpenzim. Ne nuk mund të shkojmë të godasim në pikat më të dobëta. Për sa i përket cili është shqetësimi im më i madh, sa ka lufta që ka filluar, sapo dalin pasojat e para, po çfarë do bëjmë sikur lufta të zgjasë pa fund, apo gjëja më e tmerrshme të mos ketë produkte, apo të mos ketë naftë fare.

Apo siç ndodh në Hungari, që e marrin me racion. Çdo bëjmë ne kur të mbajmë radhë për të marrë produktet. Çfarë do të ndodhte këtu sikur të mos ketë energji elektrike apo naftë. Isha në emiratet e Bashkuara dhe për këtë arsye isha atje, ne jemi në një situatë që mund të shkojë shumë më shumë… Ta shohim që çfarë do bëjmë me reagimin tonë, po ç’është kjo, që dalim në rrugë t’i zgjidhim punët“, është shprehur Rama në një intervistë për News 24.

A ka pasur abuzime me çmimin e naftës?

Edi Rama: Kemi zgjedhur një sistem ku duhet të jemi të qartë që të gjitha janë brenda. Nuk është kjo ndonjë shfaqje që ndodh vetëm në Shqipëri, këta janë bërë aq bajatë sa ia lënë të gjitha Shqipërisë. Po shkoni pyesni ata që punojnë në emigracion, në Itali që u shkon djersa poshtë kurrizit, pyesni a ju del të mbajnë lekë mënjanë. Kështu është situata, nuk është vetëm tek ne. Po ne nuk mund të dalim si pa karakter dhe të dalim të protestojmë. Lufta vjen edhe me lloj-lloj, edhe me spekulantë. Kjo është një fyerje me vetë Kushtetutën e tregut demokratik. Ne nuk hymë atje për të vendosur çmime, por që të bëhet transparencë, që të ulet marzhi i fitimit, që të rezistojnë dhe jo të fitojnë.

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?