MENU
klinika

Çfarë mund të ndodhë nga shërbimet sekrete

Ish-agjenti zbulon planin për të vrarë Vladimir Putinin

18.03.2022 - 12:28

Gazeta italiane Il Giornale ka publikuar një shkrim në të cilin i referohet një ish-agjenti, i cili thotë se Presidenti rus Vladimir Putin mund të vritet nga një besnik i tij në Kremlin ose nga shërbimet sekrete.

Por këto janë hipotezat që ka hedhur ish-spiuni francez, në kohën që pushtimi rus në Ukrainë ka mbi tre javë që vazhdon.

“Vrasja e Putinit për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës? Ndoshta po, ndoshta jo, por me siguri ata që po mendojnë të eliminojnë numrin një të Kremlinit janë aty. Ata që mund ta vrasin mund të jenë shërbimet sekrete ruse ose ukrainase, por edhe çdo i padyshuar tjetër që është në krah të tij ose që ka mundësinë të ndërveprojë me të.

Së fundmi, senatori republikan nga Florida, Marco Rubio, pyeti me ironi se “a do te ishte mire nese dikush e nxierrte nga brenda kete djale dhe ta eliminonte?”, duke sqaruar menjëherë më pas se kjo nuk është politikë zyrtare dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do ta bënin.

“Plani” kundër Putinit
Megjithatë, tashmë ka nga ata që kanë ide shumë të qarta për këtë temë: është një ish-spiun, një agjent klandestin veteran i Drejtorisë së Përgjithshme Franceze për Sigurinë e Jashtme (DGSE), i cili i tha gazetës britanike Daily Beast se si operacioni për të eliminuar Cari rus është “ne tryezen e cdo agjencie inteligjence”.

Deklarata është bërë me njohuri të plotë të fakteve:

“E di sepse i programoja”, shtoi ai.

Agjenti ne pension i DGSE-së, një specialist eliminimi, thote se perdor metodën më të shpejtë dhe pa dhimbje për të hequr qafe “armikun”.

Sido që të jetë, helmimi i Putinit nuk është diçka që mund të bëhet aq lehtë.

Sipas një burimi që punon brenda ministrisë ruse, muajin e kaluar presidenti rus dyshohet se pushoi rreth një mijë persona (nga kuzhinierë deri te truproja), të cilët u kujdesën për nevojat e tij të përditshme personale dhe profesionale duke i zëvendësuar me një grup të ri asistentësh.

“ Putini është padyshim i vetëdijshëm se dikush po e ndjek atë ”, thotë francezi.

” Vrasja e Putinit nuk është një detyrë e lehtë, por Putini e di se mund të bëhet dhe kjo sigurisht qe frikësohet”

Para një operacioni të tillë, kryefjala është planifikimi : mbledhja e informacionit, kuptimi i zakoneve.

Ish-planifikuesi i “operacioneve të zeza” të DGSE thotë se të paktën një person brenda ose jashtë perimetrit të Putinit është gati ta tradhtojë atë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk më intereson nëse e gjykojnë në Hagë, unë thjesht dua që…"

Senatori republikan i qëndron thirrjes për vrasjen e Putinit