MENU
klinika

Vizat për shqiptarët e Kosovës

Ish-ministri gjerman Roth: BE-ja t’i mbajë premtimet

30.03.2022 - 12:10

Ish-ministri gjerman për Evropën në qeverinë federale, Michael Roth, thotë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Roth është takuar me Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me të cilin ka biseduar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Express.

Roth gjithashtu ka thënë se BE-ja duhet t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“I nderuar Miroslav Lajcak, faleminderit për vizitën dhe punën tuaj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin evropës dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta: Të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe rendi e ligji janë të rëndësishme”, ka shkruar Roth.

Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim të vizave, ndërkaq vendet e rajonit e kanë marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja më shumë se një dekadë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

BE-ja tradhton Kosovën lidhur me vizat