MENU
klinika

Fjala e koduar dhe shpërblim 5 milionë rubla

Ja udhëzuesi i Ukrainës për ushtarët rusë që pranojnë të dorëzohen

31.03.2022 - 16:36

Ukraina ka krijuar një kod në udhëzuesin për trupat ushtarake ruse që duan të dorëzohen dhe të lënë luftën.

Ushtarët rusë thuhet se mund të marrin 5 milionë rubla (46,500 Paund) nëse dorëzohen në Ukrainë.

Madje ushtarët rusë që do të dorëzohen në Ukrainë janë këshilluar që të përdorin fjalën e koduar “milion” si një referencë të dukshme për të marrë shpërblimin financiar që ofrohet për hedhjen e armëve.

Udhëzuesi i hartuar nga Shoqata e Avokatëve të Ukrainës, i quajtur “Si të dorëzohesh saktë” u thotë forcave ruse se duhet “të hedhin armën, të rrinë drejt, të ngrenë duart lart ose një flamur të bardhë dhe të bërtasin me zë të lartë “dorëzohu” dhe fjalën e koduar ‘një milion’”.

Udhëzuesi parashikon kompensimin financiar për trupat rusë që dorëzohen dhe thotë se sendet e tyre me vlerë do të konfiskohen dhe do t’ju kthehen kur ushtari të lirohet në fund të luftës.

Ushtarëve të Kremlinit u është thënë se do të marrin 5 milionë rubla (46,500 paund) nga Kievi nëse dorëzohen dhe pranojnë të ndjekin urdhrat e ushtrisë ukrainase.

Atyre u ofrohet gjithashtu një telefonatë me familjarët e tyre në shtëpi për t’i bërë të ditur se janë të sigurt.