MENU
klinika

NBA

James një “përbindësh” me 56 pikë, mposht i vetëm Warriors

06.03.2022 - 13:15

Pas katër humbjesh radhazi, ekipi i Los Angeles Lakers rikthehet te fitorja, duke mundur 124-116 Golden State. Një ndeshje magjike për LeBron James, autor i 56 pikëve dhe 10 rebound, një përbindësh pavarësisht moshës.

Për Warriors, që pësuan humbjen e katërt radhazi, u dallua Curry me 30 pikë, por që mbetën për statistikë. Golden State zbret në vendin e tretë, ndërsa Lakers ngjten të nëntët,

Në Lindje, Miami Heat fitoi 99-82 ndaj Philadelphia duelin e kreut, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë. Hero e Butler realizuan nga 21 pikë secili për skuadrën e Miamit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN