MENU
klinika

Sa është pasuria e tyre?

Janë sanksionuar nga Perëndimi, 11 oligarkët më të fuqishëm rusë

21.03.2022 - 22:36

Alisher Usmanov- Biznesmen dhe oligark miliarder

Vlera minimale e njohur e aseteve 3,388,096,500 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Multimiliarderi i lindur në Uzbekistan dihet se është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin dyshohet se ka lidhje financiare, po ashtu dhe me ish-presidentin Dmitry Medvedev, i cili thuhet se ka përfituar nga përdorimi personal i rezidencave luksoze të Usmanov.

Disa senatorë amerikanë i kërkuan administratës së Donald Trump që të përfshijë Usmanov në raportin e saj mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, duke e përshkruar atë si “një nga oligarkët më me ndikim politik të Rusisë, me lidhje të ngushta me Kremlinin”.

Interesat e tij përfshijnë telekomunikacionin, median dhe minierat.

Denis Popov- Kryeprokurori i Moskës

Vlera minimale e njohur e aseteve 5,618,000 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Kryeprokurori i Moskës, i cili udhëhoqi një fushatë kundër rrjetit të organizatave anti-korrupsion të liderit të opozitës dhe aktivistit Aleksei Navalny përmes hetimeve dhe gjykatave.

Pas një periudhe si kryeprokuror i Republikës së Dagestanit, Popov u emërua personalisht nga Vladimir Putin për të shërbyer si prokuror i kryeqytetit në vitin 2019. Dy vjet më vonë, Putini i dha atij Urdhrin e Nderit për forcimin e shtetit ligjor në Rusi.

Sipas një raporti të vitit 2019 të publikuar në uebsajtin e Navalnyt, Popov “fillon personalisht raste kundër opozitarëve me urdhër të Gardës Kombëtare Ruse. Prokuroria e Moskës luan një rol shumë të rëndësishëm në renditjen e të gjithëve dhe gjithçkaje si ‘agjentë të huaj’”.

Dmitry Peskov- zëdhënësi i Vladimir Putin (Pasuria nuk dihet)

Arsyeja e përfshirjes:

Peskov ka mbrojtur publikisht agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe theksoi se territori i aneksuar ilegalisht i Krimesë është një pjesë integrale e Rusisë që nuk do të kthehet kurrë.

Roli i tij në fushatën globale të dezinformimit të Rusisë bëri që ai të sanksionohej nga SHBA. Ajo sanksionoi veçmas anëtarët e familjes së tij, të cilët zhvillojnë një “mënyrë jetese luksoze që nuk përputhet me pagën e nëpunësit civil të Peskov dhe ka të ngjarë të ndërtohet mbi pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme të lidhjeve të Peskov me Putinin.

Genadi Timchenko- Biznesmen dhe oligark miliarder

Vlera minimale e njohur e aseteve 70,500,000 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Një mik prej kohësh i Putinit, i cili është përshkruar si një nga të besuarit e tij, Timchenko është gjithashtu oligarku i gjashtë më i pasur i Rusisë. Ai wshtw një nga tregtarët më të mëdhenj të naftës së papërpunuar, Gunvor. Timochenko është aksioner në Bank Rossiya, që konsiderohet banka personale e zyrtarëve të lartë të Federatës Ruse. Banka u sanksionua për ndihmën e destabilizimit të Ukrainës dhe konsolidimit të Krimesë në Rusi.

Kanë qarkulluar zëra se Timchenko është i lidhur financiarisht me Putinin. Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, i cili e sanksionoi atë për këto lidhje në vitin 2014, “aktivitetet e Timchenkos në sektorin e energjisë kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me Putinin. Putini ka investime në Gunvor dhe mund të ketë akses në fondet e Gunvor.

Igor Sechin- Politikani rus me shërbim të gjatë dhe CEO i Rosneft

Vlera minimale e njohur e aseteve 120,000,000 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

I parë gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi, Sechin ka qënë pas çdo hapi, tw mikut twi tij prej kohësh, Vladimir Putin. Kur Putin u bë kreu i Komitetit për Punët e Jashtme në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shën Petersburgut në vitin 1991, Sechin u emërua shef i stafit të tij. Dyshja kanë punuar ngushtë së bashku që atëherë, duke kulmuar me emërimin e Sechin si zëvendëskryeministër në vitin 2008.

Që nga viti 2012, Sechin ka qenë shefi ekzekutiv i Rosneft, gjiganti energjetik shtetëror i Rusisë.

Igor Shuvalov- Zyrtar i lartë rus me shërbim të gjatë

Vlera minimale e njohur e aseteve 102,500,000 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Pasi shërbeu në role të ndryshme të qeverisë ruse që nga fundi i viteve 1990, duke përfshirë si ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, Shuvalov u bë i njohur kur u emërua zëvendëskryeministër i parë në vitin 2008. Ai qëndroi në këtë pozicion për një dekadë përpara se të largohej nga qeveria për të marrë kryesimin e tij aktual të korporata shtetërore e zhvillimit, Vnesheconombank ose VEB.RF.

Nikolaj Tokarev- Presidenti i Transneft

Vlera minimale e njohur e aseteve 4,840,000 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Një ish-gjeneral-major në shërbimin sekret rus dhe një bashkëpunëtor i gjatë i Vladimir Putin që kur dyshja shërbyen si agjentë të KGB-së së bashku në Dresden, Gjermaninë Lindore, në vitet 1980.

Në vitin 2007, Tokarev mori drejtimin e një prej kompanive më të rëndësishme shtetërore ruse, Transneft, e cila transporton 82 për qind të naftës së prodhuar në vend përmes tubacioneve të saj. Ai dhe familja e tij kanë grumbulluar gjithashtu një perandori biznesi dhe pasurish të paluajtshme që shtrihet në të gjithë Rusinë dhe në Evropë.

Oleg Deripaska- Biznesmen dhe oligark miliarder

Vlera minimale e njohur e aseteve 5,708,521,772 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Sipas kabllogrameve diplomatike amerikane të zbuluara në vitin 2006, manjati i aluminit dhe aleati i gjatë i presidentit rus Vladimir Putin ishte pothuajse i pwrhershwm në udhëtimet e presidentit jashtë vendit dhe një nga të paktët oligarkë me të cilët thuhet se Putin takohej rregullisht. SHBA gjithashtu beson se ai ka pastruar para në emër të presidentit.

Roman Abramovich- Biznesmen dhe oligark miliarder

abramovich

Vlera minimale e njohur e aseteve 8,054,689,267 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Një lojtar i fuqishëm në Rusi që nga fundi i viteve 1990, oligarku është një ish-deputet dhe ka qenë guvernator i rajonit Chukotka nga 2000 deri në 2008.

Si një nga njerëzit më të pasur të Rusisë, ai e bëri pasurinë e tij duke blerë asete të naftës ruse gjatë valës së privatizimit që pasoi fundin e Bashkimit Sovjetik. Para se të sanksionohej në mars 2022, pasuria e tij neto u raportua të ishte 12.3 miliardë dollarë.

Ai është ndoshta më i njohur ndërkombëtarisht si pronar i Klubit të Futbollit Chelsea, të cilin ai njoftoi se do ta shiste në vazhdën e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Ai ka mohuar me forcë akuzat se është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin dhe qeverinë e tij.

Vladimir Solovyov- Spiker televiziv dhe radio

Vlera minimale e njohur e aseteve 1,180,000 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Ekspert dhe polemist me ndikim që prezanton emisione në kohën kryesore në kanalet televizive shtetërore Rusia-1 dhe Rusia-24. I konsideruar gjerësisht si një propagandues i Kremlinit, ai njihet për qëndrimin e tij jashtëzakonisht armiqësor ndaj Ukrainës dhe lavdërimet e Presidentit Vladimir Putin dhe qeverisë ruse.

Në vitin 2014, atij iu dha një medalje për mbulimin e tij të favorshëm të aneksimit të Krimesë nga Rusia. Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës tetë vjet më vonë, Solovyov u tha shikuesve të tij në YouTube se ishte një ditë historike në të cilën “fillon denazifikimi i drejtë i Ukrainës”.

Yury Chaika- I dërguari presidencial në Qarkun Federal të Kaukazit të Veriut, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Vlera minimale e njohur e aseteve 400,000 dollarë

Arsyeja e përfshirjes:

Ministër i Drejtësisë i Putinit deri në vitin 2006 dhe më pas Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë deri në vitin 2020. Gjatë mandatit të tij si prokuror, ai mbikëqyri një sërë hetimesh kriminale të ngarkuara politikisht.

Ai besohet të jetë njeriu pas takimit famëkeq Trump Tower, kur një avokat rus premtoi t’i jepte Donald Trump, Jr., informacione komprometuese për Hillary Clinton, por në vend të kësaj e shtyu atë të shfuqizonte Aktin Magnitsky, i cili sanksionon dhe ngrin asetet e SHBA. të shkelësve të të drejtave të njeriut.

Një nga ata të sanksionuar sipas aktit është djali i Chaika, për të cilin SHBA thotë se përdori pozicionin e babait të tij për të ushtruar presion ndaj konkurrentëve të tij për kontrata dhe asete shtetërore. Pronat e huaja luksoze të familjes së Chaika u zbuluan nga Fondacioni Anti-Korrupsion i Alexei Navalny.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Economist/ 'Sa shumë do e lëndojnë' Moskën?

SHBA ka gati “bombën me sanksione” ndaj Rusisë

The Economist/ Kaosi në tregjet ruse

Fortesa e Vladimir Putinit, Rusia po shembet