Lajmi se Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, do të prezantojnë së shpejti “SuperLigën” në një variant tjetër, ka sjellë edhe reagimin e presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin:
“Klubet janë të lira të krijojnë një turne të tyrin, por nuk mund të konkurrojnë turnetë që organizon UEFA. Fillimisht përdoren pandeminë, ndërsa tani po përdorin luftën”, – u shpreh fillimisht Ceferin në një interviste për ‘Finacial Time’ duke u ndalur më pas te lufta në Ukrainë:
“Askush nuk e priste një luftë në zemër të Evropës. Edhe ne si UEFA kemi lëvizur, kam qëndruar non stop 48 orë me lojtarë e trajnerë për t’i ndihmuar që të largoheshin nga Ukraina. U kërkova ndihmë edhe qeverive, por nuk mundën dot të na ndihmonin pasi askush nuk e garantonte sigurinë e njerëzve.
Një nga lojtarët që u largua nga Ukraina erdhi direkt në shtëpinë time. Të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë. Shpresoj që lufta, kjo çmenduri, të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”.