MENU
klinika

I nxorri nga dallgët e mëdha

Kampioni olimpik shpëton 4 vajza nga mbytja

10.03.2022 - 18:33

Patinatori australian Steven Bradbury, medalje ari në Olimpiadën dimërore të Salt Lake Citty në vitin 2012, ka kryer një gjest heroik në vendlindjen e tij. Ai u ka shpëtuar jetën 4 vajzave të vogla, që ishin duke u larë në brigjet e detit, por që dallgët e mëdha kanë rrezikuar t’u merrnin jetën.

48-vjeçari që ndodhej në plazhin e Queensland së bashku me djalin e tij për të bërë sërf, ka vënë re vajzat e reja që ishin në vështirësi dhe menjëherë ka hyrë për t’i shpëtuar, pavarësisht dallgëve të mëdha.

Të katërta vajzat shpëtuan edhe pse njëra kaloi në krizë. Gjithsesi, një fund i lumtur dhe vajzat deklaruan se pa ndihmën e Bradbury nuk do t’ia kishin dalë mbanë të shpëtonin nga dallgët e mëdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’