09.03.2022 - 20:21
Protesta e organizuar nga qytetarët, e cila nisi fillimisht para kryeministrisë tashmë është zhvendosur në rrugët kryesoret të Tiranës. Pamjet që sjell Panorama.al tregojnë një kaos dhe radhë kilometrike makinash dhe autobusësh, të cilët janë bllokuar në unazën e kryeqytetit.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe për më shumë se një orë qytetarët e revoltuar mbajtën fjalimet e tyre para kryeministrisë. Më pas ata paralajmëruan se do të dalin çdo ditë në protestë në orën 17:00, duke bërë thirrje që të ketë një grumbullim masiv ditën e shtunë.
Qytetarët i kanë bërë thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të ulë taksat dhe rritjen e çmimeve ose të japë dorëheqjen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përshkallëzohet protesta te kryeministria
Qytetarët ndezin flakadanë dhe bllokojnë Unazën e Vogël
Protesta kundër rritjes së çmimeve