MENU
klinika

Gjykata e Tiranës regjistroi statutin

Kaso: Zyrtarisht Partia Demokratike do të drejtohet nga Grupi i Rithemelimit!

25.03.2022 - 12:38

Juristi i komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha gjykata vendosi që tu ktheje demokratëve selinë dhe siglën. Kaso deklaroi se ankimi i paraqitur nga ish-drejtues të PD-së është paraqitur para afatit, pasi nuk kishte një vendim të gjykatës të zbardhur, dhe është i pavlefshëm. Ky vendim mund të ankimohej vetëm nga pala jonë, shtoi Kaso.

‘Mori vendimin e paralajmëruar. Vendosi tu kthehet demokratëve selinë siglën dhe simbolet e marra peng. Shprehën vullnetin e tyre për të miratuar statutin e ri dhe për të marrë vendimmarrje të rëndësishme siç ishte ajo për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe njohjen e komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ që përfaqëson PD. Është një ditë e madhe për PD. Është zyrtarizuar ajo që ne kemi thënë. Është një vendimmarrje e vonuar, sepse udhët të ishte marrë më parë. Që nga data 11 dhjetor ka vetëm një PD dhe përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen atyre që duna të bëjnë një tymnajë. Nuk ka asnjë kërkesë nga ish-përfaqësues të PD-së për të bashkuar ndryshimet e statutit të 17 korrikut me 18 dhjetorin. Janë dy çështje të ndryshme, që mbajnë numra të ndryshme. Ankimi i paraqitur dje nga ish përfaqësues të PD-së lidhur me Kuvendin e  17 korrikut, nuk ndikon kuvendin e 11 dhjetorit. Është një ankim që është paraqitur para afatit. Është një ankim që nuk ka të bëjë me Zhukrin. Është paraqitur para se të fillojë afati, nuk është ankim. Kjo është një çështje që e gjykon gjyqtarja. Edhe juridikisht selia e PD-së do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Sot njihet zyrtarisht se kush është organi. Nuk ka palë tjetër, ka vetëm një PD që e thotë edhe gjykata.’- tha Kaso.