20.03.2022 - 17:55
Juventus mori fitoren e katërt radhazi, e fundit në shtëpi ndaj modestëve të Salernitanës në shifrat 2-0. Lojë racionale me pikë maksimale, duke e ngushtuar diferencën me kreun në 7 pikë, kur mbeten edhe 8 javë nga fundi i Serie A.
Bardhezinjtë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit me anë të Dybala. Sulmuesi argjentinas shënoi që në minutën e pestë pas pasimit të marrë nga Vlahovic.
Ky i fundit shënoi vetë në minutën e 25-të, duke mos e vënë në dyshim fitoren. Sulmuesi serb merr kreun e shënuesve më të mirë në Serie A me 21 gola, aq sa ka edhe Immobile, por Vlahovic ka dhënë një asist më shumë. Tashmë te Juventus besojnë se mund të marrin edhe kreun.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Serie A, Java 30
Milanit i mjafton një supergol në Sardegna
Serie A, Java 30
Inter ngec edhe në shtëpi, zbret në vendin e tretë
Serie A, Java 30