MENU
klinika

Gerhard Schroeder, anëtar nderi i klubit

Këshilltar i Nord Stream, Dortmund ultimatum ish-kancelarit

01.03.2022 - 23:13

Gjithë vëmendja është te lufta që po bëhet në Ukrainë dhe cdo lidhje me Rusinë është në focus. Borussia Dortmund ka vendosur të vërë me shpatulla pas muri Gerhard Schroeder, anëtar nderi i klubit, duke i dhënë një lloj ultimatumi.

Klubi verdhezi i ka kërkuar ish-kancelarit gjerman që të mos mbulojë më i detyruar si drejtues në kompani shtetërore ruse për të mbajtur një qëndrim të qartë në mbështetje të Ukrainës.

Aktualisht, Schroeder është pjesë në këshillin administrativ të Nord Stream 1, Nord Stream 2, Rosneft dhe nga qershori duhet të bëhet pjesë e Gazprom.

Nëse Schroeder nuk do të tërhiqet nga këto pozicione, atëherë klubi do të marrë masa dhe me shumë mundësi do t’i heqë statusin e anëtarit të nderit ish-kancelarit gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN