MENU
klinika

Nga ushtarët, aeroplanët e tanket

Këto janë humbjet që kanë pësuar rusët që nga fillimi i pushtimit

21.03.2022 - 12:19

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar shifra që tregojnë për humbjen që ka pësuar armiku që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt e deri më sot.

Sipas të dhënave nga ushtria ukrainase, deri më tani ushtria e pushtuesit ka humbur 15 mijë trupa, 97 aeroplanë, 121 helikopterë, 498 tanke, 240 njësi nga artileria dhe 1,535 transportues e personeli të blinduar.

Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i luftës, Rusia ka humbur 80 lëshues të shumëfishtë raketash, 3 anije, 969 automjete, 60 autobote me karburant, 24 mjete ajrore pa pilot dhe 13 pajisje speciale.