MENU
klinika

Finalizohet divorci

Kim zyrtarisht ‘beqare’, reagon për herë të parë Kanye West!

05.03.2022 - 11:33

Pak ditë më parë, kërkesa e Kim Kardashian për t’u shpallur ligjërisht beqare është miratuar. Vendimi gjithashtu nënkupton se Kim nuk do të ketë më mbiemrin e Kanye West.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se procedurat e saj ligjore për divorcin kanë përfunduar. Ky vendim thjesht do të thotë se statusi i saj do të mbetet ‘beqare’, teksa ajo vazhdon të rregullojë gjërat me ish-bashkëshortin Kanye, për divorcin.

Teksa Kim ka nxituar të heqë mbiemrin West nga të gjitha rrjetet e saj sociale menjëherë pas vendimit të gjykatës, Kanye nga ana tjetër duket se nuk është aspak i lumtur.

Ai ka postuar ditën e sotme një foto në llogarinë e tij të “Instagram” që shpreh se si ai ndihet lidhur me këtë ngjarje.

Në foto shkruhet me shkronja të mëdha të kuqe fjala “DIVORC”, ndërkohë që me shkronja më të vogla Kanye ka shprehur se si kjo gjë e ka bërë të ndihet, duke e krahasuar divorcin me “ndjesinë kur nuk mbushesh dot me frymë”, dhe sikur “nuk je më ti”.

 

Rikujtojmë se ditën e djeshme, reperi ka publikuar videoklipin e këngës së tij “Eazy”, e cila u komentua shumë për pamjet shqetësuese ku rrëmbente dhe varroste të gjallë figurën e animuar që ngjante me Pete Davidson, të dashurin e ri të Kim Kardashian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet për divorcin e saj me Kanye West

Më në fund! Kim Kardashian thyen heshtjen

Sërish drama në familjen Kardashian

Reperi Kanye West tenton të shes bizhuteritë e Kim

Vendimi për ndarjen e pasurisë/ Kim apo Kanye?

Kush do ta mbajë rezidencën 60 milion dollarëshe?