MENU
klinika

Largimi i pashmangshëm

Krisje totale mes Ronaldos dhe Man United

08.03.2022 - 16:46

Rikthim i CR7 në “pallatin e ëndrrave” nuk ka shkuar sipas parashikimeve, as për yllin portugez, por as për vetë drejtuesit e klubit. Ronaldo nuk po gjen atë shkëndije që kërkonte, për të shpërthyer edhe një herë, ndërsa as United nuk po gjen te Ronaldo “bomberin” që aq shumë kërkonin.

Afrimi në pankinë i Ralf Rangnick e rëndoi edhe më shumë situatën, disa vendime të teknikut gjerman nuk janë pritur mirë nga CR7, e fundit ishte mos përfshirja e Ronaldos në formacionin titullar për sfidën kundër Man.City.

Ronaldo nuk e priti mirë këtë vendim dhe nuk preferoi fare të qëndronte në Manchester por fluturoi drejtë Portugalisë për tu rikthyer në ishull vetëm të hënën. Sipas The Sun, ky fakt ka vendosur përfundimisht të ardhmen e C.Ronaldos, i cili në fund të sezonit do të largohet nga “Old Traford”.

Kjo krisje, kjo situatë që është krijuar tek United, ka sjell një efekt domino edhe te lojtarët e tjerë, lojtar si Marcus Rashford i cili në mundësinë e parë që do ti jep do të largohet menjëherë nga Man.United.

Sipas Daily Mail, Rashford shihet nga drejtuesit e PSG si zëvendësuesi ideal i Kylian Mbappe në rast se ky i fundit do të largohet drejt Real Madrid në fund të sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN