MENU
klinika

Pse gënjejmë?

Ku festohet më shumë, dita e parë e prillit?

31.03.2022 - 12:38

        Për romakët e lashtë, dita e parë e muajit prill simbolizonte e Venerën dhe ata e festonin mes luksit për nder të perëndeshës. Si duket, kjo shaka, që përsëritet çdo vit, sipas historisë ka nisur prej tyre.

Një tjetër variant, për sa i takon kësaj feste – 1 Prillit –  është një ndodhi e parlamentit të Augsburgut, në vitin 1530, koha kur duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. Një prilli, u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para se të hynte dita e re, procesi u shty dhe kështu, qenë të shumtë ata që i humbën paratë, gjë për të cilën u bënë objekt talljeje.

Por,  më i besueshëm duket varianti që vjen nga mbreti francez, Karli IX.

Kur reformoi kalendarin gregorian më 1564, ai e kaloi festën e Vitit të Ri në datën 1 Janar, që deri atëherë festohej më 1 prill, por një pjesë e madhe e njerëzve ene nuk e kishte mësuar ndryshimin. Por jo të gjithë e pranuan sistemin e ri kalendarik. Ata që i mbetën besnikë kalendarit të vjetër, apo që thjesht, nuk e kishin dëgjuar lajmin, vazhduan ta festonin Vitin e Ri më 1 Prill, diçka që të tjerëve u dukej shumë qesharake. Ndaj, francezët bënin shaka me të paditurit, duke i quajtur ata ”poisson d’avril” ose “peshku i prillit”. Ky term mund t’i jetë referuar bollëkut të peshqve në muajin prill, duke i bërë ata më të lehtë për t’u kapur.

Në shekullin e 17-të dhe 18-të, shakatë bazoheshin mbi rregulla të qarta.

Accrochage de ‘poissons d’avril’ dans le dos des passants à Paris, France, le 1er avril 1947. (Photo by Keystone-France/Gamma-Rapho via Getty Images)

Kështu një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmijë nuk mund të bënte patjetër po kështu me një të rritur. Ata që e kanë bërë edhe më të këndshme ditën e gënjeshtrave janë edhe mediat. Për shembull, rrjeti televiziv “BBC”, 1 prillin e viti 1957 publikoi një kronikë sipas së cilës, fshatarët zvicerianë korrnin makarona nga pema.

Sipas sociologëve dhe psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që ende e festojnë në mënyrën më të këndshme ditën e shakave, apo gënjeshtrave, janë francezët.

***

Pse gënjejmë, sipas psikologëve

Gënjejmë, kur nuk mund të themi të vërtetën, sepse ajo vret.

Gënjejmë, kur duam t’i mbushim mendjen vetes, se ajo që bëmë, thamë, apo vepruam, ishte e drejtë dhe gabim e kishin të tjerët (gënjejmë veten).

Gënjejmë sepse ajo gënjeshtër, na bën të ndihemi më mirë ose na kushtëzojnë rrethanat, të gënjejmë. Gënjejmë sepse kemi frikë nga pasojat e së vërtetës.

Gënjejmë sepse e kemi ves të gënjejmë. Gënjejmë për lavdi.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit