Me Brazilin dhe Argjentinën që kishin siguruar kohë më parë një biletë për në Katar, dy përfaqësueseve emblemë, i bashkohet edhe Ekuadori dhe Uruguai. “Banda” e Suarez me shokë kalojnë në Botëror pas suksesit të fundit, 1-0 përballë Perusë, një ndeshje e vendos nga një gol i De Arrascaeta në minutën e 42-të.
Kalon më tej edhe Ekuadori, pavarësisht se në ndeshjen e fundit pësuan një humbje 3-1 në transfertë përballë Paraguait. Një asist në këtë pikë i dhuroi pikërisht Uruguai që mposhti Perunë.
Pavarësisht se Brazili ka qenë ekipi i parë që siguroi Botërorin nga Amerika e Jugut, 5 herë kampionët e botës nuk tolerojnë askënd, në sfidën e fundit mposhtën 4-0 Kilin, golat u shënuan nga Neymar, Vinicius Junior, Coutinho dhe Richarlison.