The Economist
Për shumicën e atyre që janë të përfshirë në luftën e Ukrainës, duket se koha nuk është në anën e tyre. Çdo orë sjell agoni të reja për qeverinë dhe popullin ukrainas. Çdo ditë që kalon ekspozon, me qartësi më të madhe, llogaritjen e gabuar të liderit të Rusisë, Vladimir Putin, kur ai nisi luftën kundër një vendi që e nënvlerësoi shumë.
Për Amerikën dhe aleatët e saj, admirimi për rezistencën e Ukrainës është zbutur nga frika se kjo rezistencë nuk mund të zgjasë përgjithmonë, ndërsa Putin rrit ofensivën. Që nga pushtimi i Ukranës me 24 shkurt, Kina ka kundërshtuar deklaratat e përsëritura të qeverive të huaja se ajo po përpiqet të bindë Rusinë që ti japë fund luftës.
Por në fakt Kina ska bërë asgjë më shumë veçse i ka kërkuar Rusisë të vetëpërmbahet.
Kinës i pëlqen të cilësohet si një vend paqedashës që kundërshton inkursionet e huaja, duke i bërë gjithashtu jehonë argumenteve të Putinit se ai po mbron Rusinë kundër Amerikës dhe aleancës së saj në zgjerim të NATO-s.
Kina ka disa arsye për të dëshiruar një rezultat që do të kënaqte Putin. Poshtërimi për liderin e Rusisë ose më keq akoma, përmbysja e tij do ta ekspozonte presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Xi nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Putinin më pak se një muaj para pushtimit, duke deklaruar se “miqësia midis dy shteteve nuk njeh kufij”. Ai shprehu gjithashtu kundërshtimin për çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s dhe për ndërtimin e aleancës amerikane në Azi.
Ai gjithashtu i përshkroi sistemet e tyre politike si “demokraci e vërtetë” . Ky është një vit me rrezikshmëri të lartë për Xi, i cili shpreson të sigurojë një mandat të tretë si kreu i Partisë Komuniste në fund të vitit 2022.
Xi nuk mund të përballojë dot faktin që të shihet nga të tjerët si një person që ka mbështetur një humbës.
Por pavarësisht se si do të zhvillohet lufta, Kina do ta përdorë marrëdhënien e saj me Kremlinin si një mjet për të rritur fuqinë kineze, jo atë të Rusisë. Xi nuk ka dëshirë të mbajë përgjegjësi për luftën e Putinit, edhe pse ai mund të jetë “miku më i mirë i tij”.
As nuk ka shenja se Kina po nxiton të përfitojë nga një Perëndim i hutuar duke sulmuar Tajvanin, demokracinë prej 24 milionë banorësh që Kina e pretendon si pjesë të sajën. Ndryshe nga Putin, i cili duket i lumtur në krijimin e sfidave dramatike ndaj rendit global, Xi duket më i kujdesshëm.
Një nga arsyet është ekonomike. Shumë prej t bosëve të Kinës kanë biznese të shumta jo vetëm në Rusi, por edhe në Ukrainë. COFCO, një gjigant i ushqimeve në pronësi të qeverisë, e konsideron Ukrainën si një bazë të rëndësishme. China Merchants Group, një firmë shtetërore, zotëron terminalet në Odessa, një qytet ukrainas në bregun e Detit të Zi.
Në vitin 2020, Kharkiv, një qytet në Ukrainën verilindore, ra dakord të blinte 40 autobusa për sistemin e metrosë nga grupi hekurudhor shtetëror i Kinës, CRRC. Me stacionet e metrosë së Kharkiv-it të mbushura nga familjet që po kërkojnë njq strehë për ti pushtuar sulmeve ruse, kontrata tashmë është e rrezikuar.
Nafta dhe gazi dominojnë marrëdhëniet tregtare. Rusia është furnizuesi i tretë më i madh i Kinës me gaz. Kina bleu gati një të tretën e eksporteve ruse të naftës së papërpunuar në vitin 2020. Kina importoi vetëm 10 miliardë metër kub gaz natyror nga Rusia në vitin 2021 nëpërmjet Power of Siberia, tubacioni i vetëm që lidh të dy vendet, shumë më pak se 175 miliardë metra kub të importuar nga Europa, raporton abcnews.al
Kina tani mund të përfitojë nga gjendja e vështirë ekonomike e Rusisë për të shtyrë Kremlinin që të ndalojë armët nga India dhe Vietnami. Të dyja këto vende janë rivalët e Kinës, por deri më tani kjo nuk e ka penguar Rusinë që t’u shesë armë.
Sanksionet perëndimore po e bëjnë të vështirë për Rusinë blerjen e mjeteve teknologjike. Por është e dyshimtë nëse Kina do të kompensojë mungesën. Merrni, për shembull, industrinë e aviacionit: Rusia ka nevojë të dëshpëruar për pajisje në mënyrë që ajo të funksionojë. Amerika i shiti Rusisë avionë, motorë dhe pjesë me vlerë më shumë se 880 milionë dollarë në vitin 2021.
Rusia mund të shpresojë për një përfshirje më të madhe kineze në industrinë e saj të naftës pas vendimit të Shell dhe BP, dy kompani të mëdha perëndimore të naftës, për t’u tërhequr për shkak të pushtimit.
Megjithatë, Partia Komuniste e Kinës ka disa përfitime politike në vend nga lufta: lufta ka ndihmuar në nxitjen e ndjenjës nacionaliste që i pëlqen partisë. Zyrtarët kinezë e kanë nxitur këtë me retorikë anti-amerikane duke mbështetur pretendimet e Putin se Ukraina është një kukull e Perëndimit.
Ekspertët kineze mendojnë se Putin është i gatshëm të forcojë Kinën si kampione kundër Amerikës. Rusisë mund t’i duhet gjithashtu t’i japë më shumë liri veprimi Kinës në Arktik, sipas një diplomati.
Kina e sheh atë rajon si një kufi të ri strategjik. Ajo kërkon akses në burimet natyrore atje, duke përfshirë terrenet e peshkimit. Kina dëshiron të ketë marrëdhënie të ngushta ushtarake me Rusinë. Kjo ka qënë një nga arsyet e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve në epokën post-sovjetike, pasi kanë organizuar shpesh stërvitje ushtarake së bashku.
Për habinë e disa vendeve të NATO-s, marina e tyre ka zhvilluar stërvitje në Mesdhe dhe Baltik. Por ndërsa balanca e fuqisë ndryshon gjithnjë e më shumë në favor të Kinës, shumë analistë presin që shkëmbimet ushtarake do të përshtaten gjithnjë e më shumë me nevojat e Kinës. Amerika dhe aleatët e saj janë të shqetësuar se Rusia mund të ndihmojë Kinën për të modernizuar dhe zgjeruar arsenalin e saj bërthamor.
Megjithatë, të dy vendet janë larg krijimit të një baze të përbashkët që Amerika dhe aleatët e saj kanë ndërtuar gjatë dekadave. Sistemet e tyre të armëve nuk janë gjerësisht të përputhshme. Dallimet gjuhësore janë gjithashtu një pengesë.
Ata nuk kanë asnjë traktat të mbrojtjes reciproke. Rusia mbështet pozicionin e Kinës ndaj Tajvanit, por ndoshta në një të ardhme për arsye të ndryshme do ta kundërshtonte. Asnjë vend nuk dëshiron të përfshihet në konfliktet e tjetrit.
Ata nuk janë as operacionalisht të gatshëm për më shumë se një mision të përbashkët kundër-terrorist, humanitar apo evakuimi. Por pikëpyetja të cilët kanë liderët kinezë tani është nëse përfitimet e stërvitjeve të tilla ia vlejnë.
Kina mund të preferojë të shtyjë ose zvogëlojë stërvitjet e përbashkëta me Rusinë sesa t’i pezullojë ato plotësisht. Më 16 mars Qin Gang, ambasadori kinez në Amerikë, tha se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është diçka pozitive për vendin, duke theksuar madje se nëse Kina do të ishte e informuar për luftën do të kishte bërë të pamundurën ta parandalonte.
Sipas diplomatëve, nuk ka shenja që këto fjalë të devotshme përputhen me veprimet kineze, që përfshijnë presion të vërtetë ndaj Putin për të ndaluar krimet në Ukrainë. Ndërkohë Kina ka filluar lobimin kundër sanksioneve që synojnë ta detyrojnë Putinin të paguajë për krimin e tij, veçanërisht nëse ato mund të prekin kompanitë kineze. “As lufta dhe as sanksionet nuk mund të sigurojnë paqen,” tha Qin.
Ndërsa pjesa më e madhe e botës kërkon ti japë fund dhimbjeve të Ukrainës, Kina po shfrytëzon kohën për të ecur përpara.