MENU
klinika

"Populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë"

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe tek busti Madeleine Albright

24.03.2022 - 12:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek busti i ish-sekretares amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha për mediat se populli i Kosovës nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin që dha Albright për çlirimin e vendit.

“Bashkë me kryeministrin Kurti po bëjmë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Populli i Kosovë kurrë nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzkaonshëm që ka thënë Albright për çlirimin e popullit tonë. Së bashku me Clinton ishin forca shtytëse për ta ndalë gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës…Clinton tha se Albright për popullin amerikan ishte një thesar kombëtar. Së bashku me SHBA-në ju gjetën popullit të Kosovës në ditët më të vështira. U prehtë në paqë kjo zonjë e madhe dhe mike e popullit të Kosovës”, tha Konjufca ndër të tjera, transmeton Express.

Ndërsa, Kurti tha se Albright ishte aq profesionale në secilën prej asaj çfarë bënte e thoshte.

“Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërsa në diplomaci ishte politikane…Kur kemi parasysh përvojën e saj jetësore, si emrigrante hebreje në SHBA e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë luftës së dytë botërore dhe është shkolluar në vendin tempull të demokarcisë dhe është bërë sekretarja e parë e shtetit grua, kemi të bëjmë me një figurë që nuk i takon vetëm shekullit 20 por edhe 21”, tha Kurti ndër të tjera.