MENU
klinika

Arsyeja e vizitës

Kurti pret kancelarin austriak Nehammer

18.03.2022 - 16:56

Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore në Prishtinë kancelarin austriak, Karl Nehammer.

Ai erdhi në Prishtinë nga Sarajeva pas takimit që pati me tre anëtarët e Presidencës boshnjake. Derisa ditën e djeshme ka qëndruar në Beograd.

Nehammer me Kurtin do ta kenë një konferencë të përbashkët për media dhe më pas do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Nehammer para se të vinte në Ballkanin Perëndimor tha se qëllimi i vizitës së tij është të forcojë perspektivën europiane për këto vende pas kontekstit të ri që krijoi agresioni rus në Ukrainë dhe shqetësimeve të rritura për tensione të reja në këtë rajon, sidomos në Bosnje e Hercegovinë