MENU
klinika

“Besoni te qeveria”

Kurti u bën thirrje serbëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë

26.03.2022 - 10:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, të ruajnë qetësinë dhe të “besojnë më shumë te Qeveria e Kosovës”.

Përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, të postuar në rrjetet sociale, Kurti falënderoi qytetarët serbë që protestuan, “në mënyrë paqësore” më 25 mars në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.

Por, Kurti i paralajmëroi qytetarët serbë që të mos ndikohen nga autoritetet në Serbi.

“Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen të destabilizojnë Kosovën për qëllimet e tyre zgjedhore, e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe. Prandaj qytetarë të dashur, ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

Më 25 mars, në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut, serbët protestuan kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, në territorin e Kosovës, shkruan REL.

Po ashtu, partia kryesore e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, bëri të ditur se kjo parti dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e kanë pezulluar punën në institucionet e Kosovës, derisa të kthehet në postin e saj Lilana Stevanoviç, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Stevanoviq u suspendua pasi mori pjesë në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u mbajt në Beograd më 22 mars.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Stevanoviq është suspenduar me urdhër të Kurtit. Por, në video-mesazhin e publikuar, Kurti tha se këtë lajm e ka marrë vesh nga mediat.

“Unë angazhohem për drejtësi dhe të drejtën, por nuk jam kryesues i Këshillit Gjyqësor, e as anëtar”, tha Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ "Nëse vazhdon të zbukurohet situata në Serbi…"

‘Strategjia me dy fytyra e BE-së në Ballkan. Arsye misterioze, apo hipokrizi europiane?