MENU
klinika

Nga Lefter Koka, Sekretar i Përgjithshëm te Meta

Kush është Alqi Bllako, që SPAK kërkon arrestimin e tij

29.03.2022 - 12:46

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka njoftuar ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë se caktimin e masës “arrest me burg”, për deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Bllako pas ministrisë së Mjedisit, shërbeu për disa muaj si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, ndërkohë që pas largimit nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve AKUM.

Alqi Bllako së bashku me Lefter Kokën nga LSI, shkuan në zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare me Partinë Socialiste, ku u bënë pjesë e listës së deputetëve.

Bllako fitoi mandatin e deputetit të PS në Qarkun e Tiranës, kurse Lefter Koka në Durrës.

Por ish-ministri Mjedisit, Lefter Koka dha dorëheqjen para se të fitonte mandatin, ndërsa Bllako është ende në këtë funksion, por tashme pritet të vendoset nga Kuvendi dhe arrestimi i tij.

SEKUESTRIMI I PRONAVE

Ditën e sotme ashtu SPAK bëri të ditur se ka vendosur në sekuestro pasuritë e babait të tij, Edmond Bllako, i cili sipas akuzave të PD-së përfitoi para nga koncensioni i inceneratorëve.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B (Edmond Bllako)., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 29.03.2022 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Sabina Cenameri, si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme ekzekutimin e masave të sigurimit për shtetasit e tjerë. Gjithashtu po kryhen veprimet për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të pasurive të sekuestruara.

Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg””, thekson SPAK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN