Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare projektrezolutën në mbështetje të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus. Pr.rezoluta u miratua në konsensus nga të gjitha palët, ndërsa pas votimit të saj, deputetët mbushën sallën me duartrokitje.
ZHVILLIMET
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës, kundër agresionit rus.
Në sallë i pranishëm është edhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov. Ndërkohë, të gjithë deputetët kanë vendosur fjongo verdh e blu, në mbështetje të Ukrainës, ndërsa në krye të sallës, qëndron një bluze e bardhë me flamurin e Ukrainës dhe atë kuq e zi.
I pari qe mori fjalen ishte ish-kryeministri Sali Berisha