MENU
klinika

9 mijë dollarë për një arush

Kylie Jenner nuk kursehet aspak për djalin e porsalindur

23.03.2022 - 11:52

Anëtari më i ri i familjes Kardashian-Jenner po jeton një jetë luksoze edhe pse është vetëm 6 javësh. Kylie Jenner ndau një video me momentet më të bukura të pritjes së ëmbël me titull “To Our Son”. Jenner dhe i dashuri i saj, Travis Scott mirëpritën fëmijën e dytë më 2 shkurt.

Ata e pagëzuan me emrin Wolf por Kylie zbuloi se e kanë ndryshuar. Në videon e publikuar të hënën, 24-vjeçarja zbuloi pak dhe nga dhoma e djalit të porsalindur por ajo që ra në sy ishte një arush pelushi Louis Vuitton me vlerë 9000 dollarë dhe koleksioni mbresëlënës i atleteve.

Arushi i rrallë është i printuar me monogramin klasik të markës prestigjoze të modës Louis Vuitton dhe nuk gjendet në dyqane. Duke pasur parasysh se Kylie është një miliardere tashmë në një moshë kaq të re, nuk është për t’u habitur që do të shpenzojë shifra të kripura për të voglin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuptimi i tij duket kaq i veçantë!

Ky është emri i bebushit të Kylie-t


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën