Los Angeles Lakers rikthehet shumë shpejt te humbja, teksa u mund 127-119 nga Washington. LeBron James realizoi 38 pikë e 10 rebound, por që mbetën vetëm për statistikë. Për vendasit, 54 pikë erdhën nga lojtarët e stolit (Porzingis 27 pikë më i miri).
LeBron James bëhet basketbollisti i dytë me më shumë pikë të realizuara në historinë e NBA-së, me 36.929 pikë. Ai kaloi legjendën Karl Malone (një pikë më pak) dhe përpara tij është vetëm Kareem Abdul-Jabbar (38.387 pikë).
Kampionët e Milëaukee Bucks u mundën sot 138-119 nga Minnesota, në një ndeshje të dominuar nga skuadra vendase. Mungesa e Antetokounmpo u ndie te Bucks, ndërsa për Minnesota u dalluan Toëns e Edëards me nga 25 pikë secili.