MENU
klinika

Mbledhje për herë të dytë brenda ditës

Lëvizja e kreut të grupit të PD pas përplasjes me Berishën

31.03.2022 - 11:24

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të rimblidhet sërish këtë të enjte, për të dytën herë brenda ditës. Fokusi dhe tema në mbledhjen e orës 9:00 që zgjati vetëm disa minuta ishte debati që shkaktoi prezenca në këtë mbledhje e ish kryeministrit Sali Berisha.

Lideri historik i PD-së ka pasur një debat me kryetarin e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit i ka kërkuar Berishës të mos marrë pjesë në këto mbledhje pasi sipas tij nuk është pjesë e grupit demokrat parlamentar. Por një vendim të tillë, që e ka përjashtuar nga grupi, Berisha nuk e njeh.

Mësohet se mbledhja e dytë e grupit parlamentar të PD do të mbahet pas përfundimit të seancës plenare të së enjtes, me kerkese te Enkelejd Alibeajt si kreu i grupit.

Ndërkohë që në orën 9, në këtë mbledhje mungonin disa deputetë, mes tyre edhe ish kryetari i PD, Lulzim Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vjen në mënyrë të dhunshme në mbledhje grupi “

Alibeaj tregon kërkesat: Sali Berisha të dorëhiqet si Basha