MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Lodhem shpejt, si duhet të ushqehem?

06.03.2022 - 12:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Lodhem shpejt, si duhet të ushqehem?

Mjeku: Duke u nisur nga fakti që thoni se jeni student, besoj se duhet të jeni rreth moshës 22-23 vjeç. Shkaqet mund të jenë të shumta, si: mungesa e përqendrimit, arsye psikologjike, por edhe probleme të tjera mjekësore, siç mund të jetë anemia.

Në rastin konkret, shkak mund të jetë edhe lodhja, mund të jetë problem i gjendrave tiroide, sigurisht nuk duhet përjashtuar fakti se mund të keni çrregullime mendore (ky term nuk duhet të keqkuptohet). Për të dhënë përgjigje më të saktë të pyetjes, është më mirë këshillimi te mjeku i familjes, i cili në bazë të ekzaminimeve duhet t’ju orientojë tek mjeku përkatës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.