MENU
klinika

Analiza

Lufta e Putinit dhe ndikimet në qasjet e të djathtëve

12.03.2022 - 08:41

Nga Paul Krugman, The New York Times

Vetëm pak javë më parë shumë figura të partisë demokratike të SHBA-së mbështetën veprimet e Vladimir Putin. Për shembull, Tucker Carlson ende po fajëson Amerikën për luftën dhe është duke promovuar dezinformimin rus në lidhje me laboratorët e bioarmëve të financuara nga SHBA-ja.

Megjithatë, në pjesën më të madhe, aleatët e Putinit në Amerikë po përjetojnë një moment të së vërtetës. Ata e dinin shumë mirë që Putin ishte një tiran i gatshëm për të vrarë një numër të madh njerëzish të pafajshëm.

Problemi është se njeriu i fortë që ata admironin – të cilin Donald Trump e lavdëroi si “gjeni” pak para se të pushtonte Ukrainën ka treguar një karakter të dobët. Rusia po përballet me një katastrofë sepse ajo po udhëhiqet nga një njeri që nuk pranon asnjë kritikë dhe nuk është i gatshëm për negociata, raporton abcnews.al

Nga ana ushtarake, Rusia kishte parashikuar se do të kishte në kontroll vendin brenda disa ditësh, por deri më tani ende nuk ka pushtuar asnjë nga 10 qytetet kryesore, megjithatë qytetet janë shndërruar në rrënoja.

Në anën ekonomike, përpjekja e Putinit për t’u izoluar nga sanksionet e mundshme perëndimore kanë qenë një dështim.

Këtu fillon pasioni i të djathtës me një diktator brutal, një pasion që filloi para ngritjes së Trump. Një pjesë e kësaj dashurie për një diktator pasqyronte besimin se Putini ishte dikush, i cili nuk hidhte akuza të pabaza.

Gjatë vitit të kaluar, senatori, Ted Cruz krahasoi pamjet e një ushtari rus “tullac” me një reklamë të ushtrisë amerikane. Së fundmi, shumë nga e djathta thjesht e pëlqejnë idenë e një sundimi autoritar. Vetëm pak ditë më parë Trump shprehu admirinin e tij për Kim Jong-un të Koresë së Veriut.

Por ndonjëherë, ajo që duket si forcë është në fakt një burim dobësie.

Çfarëdo që të ndodhë në luftë, është e qartë se ushtria ruse ishte shumë më pak e frikshme sesa ata kishin treguar. Forcat ruse duket se janë të patrajnuara dhe të keq-udhëhequra; duket se ka probleme edhe me pajisjet ruse, siç janë pajisjet e komunikimit.

Këto dobësi mund të ishin përmirësuar përpara se Putin të niste luftën nëse gazetarët hetues ose mbikëqyrësit e pavarur brenda qeverisë së tij do të ishin në gjendje të vlerësonin gatishmërinë e vërtetë ushtarake të vendit.

Por gjëra të tilla janë të pamundura në Rusinë e Putinit.

Pushtuesit rusë gjithashtu u befasuan nga rezistenca e Ukrainës – si nga vendosmëria ashtu edhe nga kompetenca e saj.

Vlerësimet e inteligjencës mund ta kishin paralajmëruar Rusinë se mund të ndodhte diçka e tillë; por a do të dëshironit të ishit ju që do të ngriheshit dhe të thonit: “President, kam frikë se ne po nënvlerësojmë ukrainasit”?

Në anën ekonomike, më duhet të pranoj se gatishmëria e Perëndimit për të vendosur sanksione dhe efektiviteti i këtyre sanksioneve kanë befasuar pothuajse të gjithë, përfshirë edhe mua. Megjithatë, zyrtarët ekonomikë dhe ekspertët e pavarur në Rusi duhet ta kishin paralajmëruar paraprakisht Putinin se “Fortesa e Rusisë” ishte një ide e gabuar.

Nuk ka nevojë për analiza të thella për të kuptuar se rezervat valutore të Putinit prej 630 miliardë dollarësh nuk do të mund të përdoreshin nëse demokracitë e botës do t’i ndërprisnin Rusisë aksesin në sistemin bankar botëror.

Gjithashtu nuk kishte nevojë për analiza për të kuptuar se ekonomia e Rusisë është thellësisht e varur nga importet e mallrave kapitale dhe inputeve të tjera thelbësore industriale. Por pavarësisht kësaj, askush nuk u ngrit për ti thënë Putin se diçka e tillë do të dëmtonte vendin dhe në fakt askush nuk do të ishte në gjendje ta bënte.

Dhe për një shoqëri të emancipuar diçka e tillë shkon përtej së vërtetës dhe moralit. Shoqëritë e emancipuara janë gjithashtu, në përgjithësi më efektive se autokracitë.

Askush nuk mund t’i thotë të dikujt që është i fuqishëm se ai e ka gabim ose ta nxisë atë të mendojë dy herë përpara se të marrë një vendim. Diçka e tillë duhet të ndërgjegjësojë admiruesit e Putin në Amerikë.

Kurthi që po i ngre Pekini Uashingtonit

Agjentët 007 zbarkojnë në “oborrin” e SHBA-së

Spiuni i fuqishëm rus zbulon synimet e vërteta të Rusisë

Ukraina mund të ulet në tryezën e negociatave këtë dimër

Çfarë tha lideri iranian për situatën në Siri

Teherani pretendon se rrëzimi i Assadit u planifikua nga SHBA

Policia bastis zyrën e Presidentit të Koresë së Jugut

Ish-ministri i Mbrojtjes tenton v*tëvrasjen në paraburgim!