MENU
klinika

Pushtimi rus

Lviv: mbyllet muzeu më i madh

07.03.2022 - 11:23

         Punonjësit e muzeut më të madh të artit, i Ukrahinës, po grumbullojnë koleksionet për të mbrojtur trashëgiminë kombëtare, në rast se rusët përparojnë drejt perëndimit, sipas AP.

Dyert e Muzeut Kombëtar “Andrey Sheptytsky” në Lviv, janë mbyllur që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrahinës, më 24 shkurt, ndërsa institucionet e trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin përballen me rrezikun e luftimeve.

Drejtori i muzeut eci nëpër korridoret e tij, duke mbikëqyrur ndërsa stafi grumbullonte koleksionet e tij.

Ihor Kozhan tha se merr telefonata çdo ditë nga institucione të tjera kulturore evropiane, që i ofrojnë ndihmë ndërsa ai dhe stafi i tij, përpiqen për të ruajtur veprat e muzeut.

Në një galeri pjesërisht të zbrazët, punonjësit e muzeut vendosën pjesë baroke të mbështjella me kujdes në kuti kartoni.

Pak metra më tutje, një grup zhvendosej poshtë shkallëve madhështore kryesore, duke mbajtur një pjesë gjigante të artit të shenjtë, ikonostasin ”Bohorodchany” të shekullit të 18-të.

Mes mureve të zhveshura dhe statujave të mbuluara, Kozhan qan për muzeun bosh, që u ka mbijetuar dy luftrave botërore.

“Ndonjëherë qaj, sepse këtu është bërë shumë punë nga stafi ynë, kërkon kohë, energji dhe kur bën diçka të mirë ndjen kënaqësi. Sot sheh mure bosh, kjo të bën të ndihesh i hidhur, i trishtuar”, – tha Kozhan.

Anna Naurobska, drejtuese e departamentit të dorëshkrimeve dhe librave të rrallë, tha se ajo ende nuk e di se ku ta ruajë në mënyrë të sigurt, koleksionin e më shumë se 12,000 veprave paketuar në kuti.

“Muzeu duhet të ekzistojë. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të vizitojnë muzetë dhe para së gjithash, fëmijët. Ata duhet të mësojnë bazat e kulturës së tyre”, – tha Kozhan.

Ashtu si muzeu, vende të tjera në Lviv po nxitojnë të mbrojnë vepra me rëndësi artistike ose kulturore.

Ekspozitat në Muzeun e Historisë së Fesë janë thuajse bosh. Gjithashtu, në Katedralen Latine, skulpturat janë mbuluar me karton, shkumë dhe plastikë për t’i mbrojtur nga dëmtimet e mundshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptarët e Ukrahinës

Gjuha dhe kultura

"Albanesen, 1871"

Atikë: Dasma shqiptare


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit